Erhalten Sie Zugang zu diesem und mehr als 300000 Büchern ab EUR 5,99 monatlich.
Një Roman që mes Emocionesh dhe kureshtje ju mbërthen deri në faqen e fundit të leximit. Kjo histori është e sajuar, por pasqyron dhe nxjerr në dukje më së miri dhe të detajuar shumë gjëra mbi Specien njerëzore. Ndërthurja dhe konfrontimi mes jetës dhe vdekjes, mes intrigave, hipokrizisë, sikurse lakmisë për pasuri. Këtu zbulohet më së miri raporti, Prind dhe fëmijë. Bota në të cilën ne jetojmë, mes frikës, ëndrrave, dashurisë, sikurse mundimi për të gjetur arsyen dhe përgjigjen, përse ne jetojmë. A ka vërtet një tjetër jetë pas vdekjes? Çfarë do ndryshoje ti në jetën dhe në familjen tënde? Çfarë na pret në një të ardhme jo të largët? Si mund të mposhtësh trishtimin dhe Depresionin? Çfarë do të bënte ty më të lumtur në këtë botë? Të shumta janë pyetjet, por ndoshta shumë më të thjeshta përgjigja e tyre dhe këto përgjigje ju vetë, mund ti zbuloni pasi të keni arritur në përfundim të librit. Do më vinte mjaftë mirë nëse ju do e vlerësonit atë me yje apo komente në Amazon, sikurse t' ja sugjeronit edhe të tjerëve. Unë ju uroj lexim të këndshëm në vazhdim, duke ju falenderuar në veçanti.
Sie lesen das E-Book in den Legimi-Apps auf:
Seitenzahl: 52
Veröffentlichungsjahr: 2021
Das E-Book (TTS) können Sie hören im Abo „Legimi Premium” in Legimi-Apps auf:
Mes Jetës dhe Vdekjes
Autor
Tan Prifti
Impressum 2021
Texte: © Copyright by Tan PriftiUmschlag:© Copyright by Tan Prifti
Cover © Copyright by Tan PriftiVerlag:Neobooks
Epub:
Printed in Germany
Parathënia
Autori
1 - Virusi
2 - Në Spital
3 - Ëndërr apo Realitet
4 - Bisedë me vdekjen
5 - Ethe Testamenti
6 - Avokati
7 - Vdekja e Donit
8 - Ndarja pasurisë
9 - Kuptimi i jetës
Parathënia
Mes JETËS dhe VDEKJES
Një Roman që mes Emocionesh dhe kureshtje ju mbërthen deri në faqen e fundit të leximit. Kjo histori është e sajuar, por pasqyron dhe nxjerr në dukje më së miri dhe të detajuar shumë gjëra mbi Specien njerëzore. Ndërthurja dhe konfrontimi mes jetës dhe vdekjes, mes intrigave, hipokrizisë, sikurse lakmisë për pasuri. Këtu zbulohet më së miri raporti, Prind dhe fëmijë. Bota në të cilën ne jetojmë, mes frikës, ëndrrave, dashurisë, sikurse mundimi për të gjetur arsyen dhe përgjigjen, përse ne jetojmë. A ka vërtet një tjetër jetë pas vdekjes? Çfarë do ndryshoje ti në jetën dhe në familjen tënde? Çfarë na pret në një të ardhme jo të largët? Si mund të mposhtësh trishtimin dhe Depresionin? Çfarë do të bënte ty më të lumtur në këtë botë? Të shumta janë pyetjet, por ndoshta shumë më të thjeshta përgjigja e tyre dhe këto përgjigje ju vetë, mund ti zbuloni pasi të keni arritur në përfundim të librit.
Do më vinte mjaftë mirë nëse ju do e vlerësonit atë me yje apo komente në Amazon, sikurse t’ ja sugjeronit edhe të tjerëve. Unë ju uroj lexim të këndshëm në vazhdim, duke ju falenderuar në veçanti.
Thënia e tij e preferuar është : Të shkruash është, Melodia e heshtur e një Lapsi mbi një copëz letre. Kërkoni me emrin e autorit, duke zbuluar librat e tij në Amazon sikurse në faqe të ndryshme në internet.
1
Virusi
Ditët ishin të ftohta dhe të shkurtëra, ashtu siç janë gjithnjë në Stinën e Dimrit. Dëbora sapo kishte filluar të zbardhte rrugët e atij qyteti të vogël, por të zhurmshëm. Por, kur dielli ndriçonte, dukej sikur gjithçka gjallërohej përsëri, sikur rilinde një tjetër jetë. Në fakt koha ndryshonte aty – këtu menjëherë, sot Dëborë dhe të nesërmen Shi, pastaj dilte Dielli. Një lëmsh në fakt, një kohë që të sëmurte vërtet. Ku presioni i gjakut lëvizte si zhiva e Termometrit. Kishin kaluar disa vite dhe zoti Don, ndjehej mjaftë i vetmuar. Gjumin e bënte të çrregullt dhe plot Ëndërra. Ishte viti 2035 dhe data e Kalendarit shënonte 07.Nëntor të 2035. Pas vdekjes të së shoqes, gjithçka për të kishte ndryshuar. Asgjë nuk ishte më si më parë. Atij i mungonte gjysma tjetër e trupit. Dhe kur një pjesë mungon, pjesa tjetër çalon. Doni, kishte katër fëmijë të rritur që shpesh herë vinin ta takonin. Por më shpesh nga të tjerët vinte ta takonte Klea. Ajo e donte shumë të atin dhe e vlerësonte atë për gjithçka. Gjithashtu edhe Joni, vëllai asaj. Dikur festonin festat së bashku, duke u mbledhur të gjithë në shtëpinë e prindërve. Shumë kujtime të bukura ruheshin në atë shtëpi dhe bashkë me to, ruheshin fotografitë e gjendura mbi mure.
Festat e fund vitit po afroheshin. Sa bukur ku mblidheshin të gjithë ne tavolinën e gjate, në dhomën e pritjes dhe aty në mes qëndronte ndriçuar nga dritat Pema e vitit të ri. Aty luanin përreth ata fëmijë të vegjël që sot janë rritur dhe secili ndjek rrugën e jetës së tij, sipas mënyrës së vet. Klea, vogëlushja e vogël dikur dhe sot një grua e matur, që vinte shpesh tek i ati, sapo kishte parkuar makinën e saj në rrugë, u drejtua për në hyrje të shtëpisë.
Klea, sapo i afrohet derës së shtëpisë, vë re që babai nuk gjendej në kopësht si gjithmonë. Donit i pëlqente të merrej me lulet dhe me Pemët që kishte mbjellur vetë në Oborrin e shtëpisë. Aty gjendej edhe Sera e tij dimërore, e mbuluar nga xhamat e trashë që lejonte depërtimin e rrezeve të diellit. Vetëm aty gjallëronin lulet. Për Donin ishte mënyra më e mirë për të, duke kaluar kohën dhe kështu mundohej të harronte Stresin, apo gruan e tij. Në fakt nuk ishte se ai donte ta harronte gruan e tij, përkundrazi përpiqej thjesht të mos zhytej në Nostalgji dhe mendime që bënin ti hanin mëlçinë. Si një burrë i Vë dhe në Pension nuk i mbetej gjë tjetër për të bërë. Sera me lulet dhe pemët ishte si një Terapie e mirë, ashtu sikurse është një këngë e bukur, apo një libër i mirë, një Pikturë plot ngjyra të ndezura. Dikur ishte marrë me Sport, por ja që sot fuqitë po e linin dita ditës. Mundohej të mos shfaqte Depresionin dhe trishtimin që kishte mbrënda Zemrës së tij, por të paktën Klea e kuptonte të atin më mirë nga tre fëmijët e tjerë. As në Serën e luleve nuk dukej askush. Atëherë, Klea hap derën e shtëpisë kur ç’të shikonte i ati gjendej mbi Tapet në korridor dhe mezi po mbushej me frymë. Receptori i Telefonit gjendej i rënë poshtë komodinës. Dukej që Doni ishte përpjekur të telefononte por pa rezultat. Klea u gjend e tronditur, i afrohet duke i thënë:
“Baba, çfarë ke? Çfarë ndodhi ? – dhe menjëherë mori telefonin të lajmëronte Urgjencën. Më pas mori Jonin në telefon, të vëllain duke i thënë të vinte sa më shpejt aty.”
